“5 miliardë mbi kapacitetin”/ Studimi alarmon: Toka nuk përballon më rritjen e popullsisë
Një studim i ri paralajmëron se rritja e vazhdueshme e popullsisë globale mund të krijojë probleme serioze për planetin në të ardhmen.
Sipas kërkimeve nga Flinders University, Toka po përballet prej kohësh me kufij natyrorë që tashmë janë tejkaluar.
Popullsia e botës ka kaluar 8.3 miliardë banorë dhe pritet të rritet edhe më tej në dekadat e ardhshme.
Studiuesit parashikojnë që numri i njerëzve mund të arrijë deri në rreth 12 miliardë përpara se të fillojë një rënie graduale.
Sipas analizës, për shumë vite ka ekzistuar një lloj balanci mes rritjes së popullsisë dhe burimeve natyrore. Por kjo ka ndryshuar që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, kur rritja e shpejtë e konsumit dhe zhvillimit industrial ka shtuar presionin mbi mjedisin.
Një rol të madh në këtë situatë kanë luajtur lëndët djegëse fosile, si nafta dhe gazi, që kanë ndihmuar në rritjen e prodhimit të ushqimit dhe energjisë.
Kjo ka krijuar idenë se burimet janë të pakufizuara, ndërsa në realitet ato janë të kufizuara.
Sipas studiuesve, një nivel më i qëndrueshëm për popullsinë globale do të ishte shumë më i ulët, në mënyrë që të ruhet balanca me natyrën dhe një standard i mirë jetese.
Megjithatë, jo të gjithë bien dakord me këtë vlerësim. Disa ekspertë besojnë se planeti mund të përballojë më shumë njerëz, nëse burimet menaxhohen më mirë.

