Trump sulmon ashpër Papën: I dobët ndaj krimit dhe i tmerrshëm në politikën e jashtme
Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj Papa Leo përmes një postimi në platformën Truth Social.
Në mesazhin e tij, Trump e cilësoi Papën si të dobët ndaj krimit dhe kritik ndaj mënyrës si ai trajton çështjet e politikës së jashtme.
Ai u ndal edhe te deklaratat e Papës për frikën nga administrata e tij, duke thënë se nuk përmendet periudha e pandemisë, kur sipas tij, shumë përfaqësues fetarë u përballën me kufizime dhe ndalime gjatë shërbesave.
Më tej, Trump përdori edhe tone ironike, duke përmendur vëllain e Papës, Louis, për të cilin tha se i qëndron më pranë ideve të tij politike.
Në fund të reagimit, ai preku edhe çështjet ndërkombëtare, duke bërë të qartë se nuk është dakord me asnjë qëndrim që, sipas tij, do të lejonte vende si Irani të zotërojnë armë bërthamore.


