Zbulohet sera e k*nabisit në Malësinë e Madhe, nis kërkimi për kapjen e autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 15:37
Njoftimi i policisë:
Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Bratosh.
Në territorin e këtij fshati, u gjetën platforma polistiroli në të cilat ishin mbjellë fara të dyshuara narkotikë kanabis.
Platformat me fara kanabisi u shkatërruan gjatë operacionit ndërsa një pjese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj veprimtarie kriminale. Operacioni antikanabis i koduar “Faza e parë” vijon.
