7.000 shtetas hyjnë në territorin shqiptar në 24 orët e fundit. Pashkët kthejnë emigrantët në Shqipëri

7.000 shtetas hyjnë në territorin shqiptar në 24 orët e

Në pikën kufitare të Kapshticës vijon fluksi i lartë i lëvizjeve. Situata paraqitet e qetë falë shtimit të sporteleve në hyrje, ku  aktualisht funksionojnë  5 të tilla, duke përshpejtuar ndjeshëm punimet.

Sipas të dhënave për 24 orët e fundit, në Kapshticë kanë hyrë në territorin shqiptar 7475 shtetas, ndërsa kanë dalë 2741.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë Thanës janë regjistruar 3292 hyrje dhe 2984 dalje shtetasish.

Autoritetet vijojnë të mbajnë në monitorim situatën, ndërsa fluksi pritet të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim.