“Nxjerrja e sekretit shtetëror”/ Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja kërkon rrëzimin e akuzës në Apelin e GJKKO-së! Ahmet Masha dhe Altin Hajri duan pafajësi
Këtë të premte në Apelin e Posaçëm u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Altin Hajrit, Jurgis Çyrbjas dhe Ahmet Mashës, të cilët ankimuan vendimin e Shkallës së Parë që i shpalli fajtor.
Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, përmes avokatëve mbrojtës, ka pretenduar se vendimi i shkallës së parë është i paarsyetuar, nuk provohet vepra penale e nxjerrjes së sekretit shtetëror si dhe nuk qëndron akuza e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.
Ilir Murati, avokati mbrojtës i Çyrbes i kërkoi gjykatës prishje të vendimit të Shkallës së Parë dhe rikthim për gjykimin të çështjes.
Ndërsa Ahmet Masha dhe Altin Hajri, i cili prej disa vitesh ndodhet në kërkim, kërkuan pafajësi.
SPAK i qëndroi kërkesës për lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga GJKKO-ja.
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja akuzohet për “tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
Jurgis Çyrbja mori dënim 3 vite, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar përfitoi zbritje të vendimit duke u dënuar 2 prej 1 muaji Çyrbja është liruar nga qelia.
Ndërkoha Shkalla e Parë e GJKKO-së vendosi, gjithashtu, dënimin e Altin Hajrit, një personazh i dyshuar për krim të organizuar me 3 vjet burg, ndërsa për të pandehurin tjetër, Ahmet Masha u caktua një dënim prej 2.6 vitesh burg. Në 24 prill Apeli shpall vendimin.

