E rëndë në Gjirokastër/ Bie nga tarraca pronari i hotelit, ndërron jetë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 12:34
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Gjirokastër.
Bashkëpronari i hotelit të njohur si “Olimpik”, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas Policisë, shtetasi, Krenar Stroka, 60 vjeç, gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi gati 15 metra, në rrethana ende të paqarta.
