FLUKS NË KAPSHTICË/ Pragu i Pashkës Ortodokse i 'lë' në trafikun kilometrik qytetarët që janë nisur drejt Korçës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 22:05
Në prag të Pashkës Ortodokse ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Sipas informacioneve nga autoritetet shqiptare, janë marrë masa për të përballuar situatën, duke shtuar numrin e sporteleve.
Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar po operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje 1.
Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje, ndërkohë që pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata falë hapjes në maksimum të sportrleve.
Ndryshe paraqitet situata në palën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë shkuar deri në 1 orë e 30 minuta.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën pasi siç thuhet prej tyre fluksi do të jetë në rritje edhe në ditët në vazhdim.

