SULME IRANIT NGA KUÇOVA? Ministri i Mbrojtjes: Mbetet për t’u vlerësuar nëse do kemi kërkesë

Ministri i Mbrojtjes deklaroi se Shqipëria do të shqyrtonte një kërkesë të mundshme të SHBA për përdorimin e bazës së Kuçovës në operacione ndaj Iranit, si pjesë e angazhimeve në NATO. Paralelisht, qeveria po ri-energizon industrinë ushtarake me prodhim armësh, dronësh e pajisjesh, duke synuar forcimin e mbrojtjes dhe rritjen e punësimit.

Qeveria po ri-energizon industrinë ushtarake me prodhim armësh, dronësh e pajisjesh, duke synuar forcimin e mbrojtjes dhe rritjen e punësimit.

E rreshtuar qartë në krah të Shteteve të Bashkuara të  Amerikës për  operacionet ndaj Iranit, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi thotë se  Shqipëria do të vlerësonte një kërkesë të mundshme të Ushtrisë Amerikane për të përdorur bazën ajrore të Kuçovës për të kryer operacione ushtarake kundër Republikës Islamike të Iranit.

Disa vende evropiane kanë refuzuar deri më tani kërkesa të SHBA për përdorimin e bazave ushtarake kundër Iranit.

Ministri i Mbrojtjes shprehu këtë qëndrim të Tiranës zyrtare pas mbledhjes së qeverisë që ku I miratua që shoqëria KAYO  të lidhe marrëveshje me dy kompani  për ndërtimin e mjeteve lundruese dhe dronëve ushtarakë

Përkundër akuzave e kritikave, Nufi shpjegoi gjithashtu se këto zhvillime do të ndikojnë pozitivisht në industrinë ushtarake të vendit si dhe në sektorin e punësimit.

Këshilli i Ministrave po ashtu miratoi dy vendimeve për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në misionet ushtarake ndërkombëtare.

Qeveria ka nisur ri-energjizimin e industrisë ushtarake,  me synim prodhimin e armëve, , veshjeve dhe pajisjeve për forcat e sigurisë

. Nisma parashikon modernizim të kapaciteteve dhe investime të reja, me qëllim forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë vendase.