IKMT “zbarkon” në Vlorë, shemb tjetër ndërtim pa leje në Risili
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 16:08
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë ka vijuar edhe këtë të enjte nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Ndërhyrja e radhës është kryer në fshatin Risili, ku është shembur një objekt që përdorej si depo uji dhe ishte ndërtuar pa leje.
Ky aksion vjen vetëm pak ditë pas një tjetër ndërhyrjeje në qytetin bregdetar, ku në bashkëpunim me Policia e Shtetit u prishën dy ndërtesa të ngritura në mënyrë të paligjshme mbi një kanal të ujërave të larta.
Operacionet për evidentimin dhe shembjen e ndërtimeve pa leje po vijojnë në disa zona, me fokus në respektimin e rregullave dhe lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme.

