‘Rrokadë’ në Policinë e Shtetit/ Në prag të protestës së radhës së opozitës, ndryshime në disa komisariate e sektorë të rëndësishëm
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 14:09
Në prag të protestës së radhës së opozitës, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, Ermal Gjoka që mbante detyrën e komandantit të Shqiponjave është emëruar në Dibër.
Në vend të Gjokës është emëruar Enid Pasho, i cili më herët ka shërbyer te komisariati nr 4.
"Ora News" mëson se pas analizës së drejtorit të përgjithshëm në të gjitha drejtoritë do të ketë ndryshime në disa komisariate e sektorë të rëndësishëm të policisë.
