Dosja e Arben Ahmetaj/ Shtyhet seanca paraprake, Erion Çela ia kalon çështjen kësaj gjyqtareje (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 13:27
Është shtyrë këtë të enjte (9 prill) seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Arben Ahemtajt dhe 10 të pandehurve të tjerë.
Gjyqtari Erion Çela i cili ishte caktuar gjyqtari i seancës paraprake ia ka kaluar çështjen Rudina Palloj, pasi ka qenë gjyqtarja që ka shqyrtuar çështjen mëmë të inceneratorit të Elbasanit.
SPAK e akuzon ish-zv.kryeministrin Ahmetaj, në arrati që prej verës 2023, për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash në 5 raste në bashkëpunim dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie në 15 raste. Mes pasurive te padeklaruara nga Ahmetaj, SPAK ka renditur edhe shumën prej 93 500 euro të shpenzuara në një kazino në Maltë në vitin 2019, shpenzim ky i padeklaruar në ILDKPI atë vit.
