Gjykata e Lartë “i mbyll derën” Argita dhe Jamarbër Malltezit, sekuestrimi i pasurive mbetet në fuqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 15:12
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestrës mbi pasuritë e tyre.
Vendimi i fundit lë në fuqi atë që ishte marrë më 16 janar, duke mbajtur në fuqi masën e sekuestrës për pronat në emër të tyre.
Çështja lidhet me hetimet që janë në zhvillim dhe që kanë sjellë vendosjen e kësaj mase ndaj pasurive.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë nuk ndryshon situatën aktuale, duke e lënë në fuqi vendimin e mëparshëm dhe duke mbajtur të njëjtin qëndrim për pasuritë e çiftit Malltezi.
