Protesta e fermerëve, Xhixho: Kanë të drejtë! Qeveria nuk mbështet prodhimin vendas, ndërkohë që ...

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në takimin me përfaqësuesit e qeverisë u përballën me fermerët që vijonin protestën në para Ministrisë së Bujqësisë.

Pakënaqësitë për premtimet e dhëna dhe nivelin e mbështetjes financiare çuan në përplasje verbale mes tyre, teksa shumë prej protestuesve i konsideruan të pamjaftueshme.

Deputetja dhe njëherësh Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u jep të drejtë fermerëve shqiptarëve në kauzën e drejtë të protestës së tyre.

Xhixho thotë se produkti vendas nuk mbështetet, ndërkohë që vendet e rajonit subvencionojnë bujqësinë deri në 10 fish më shumë dhe ofrojnë naftë më të lirë.

REAGIMI I XHIXHOS

Fermerët kanë të drejtë në protestën e tyre kundër heqjes së naftës nga skema e mbështetjes, një vendim që i çon drejt falimentit.

Sot çmimi i naftës ka arritur në 230 lekë.

Produkti vendas nuk mbështetet, ndërkohë që vendet e rajonit subvencionojnë bujqësinë deri në 10 fish më shumë dhe ofrojnë naftë më të lirë.

Kjo qeveri nuk mbështet prodhimin vendas, ndërkohë që ka 0 taksa për parajsat fiskale si Durana Park, apo për jahtet e luksit.