SILVA LARGOHET NGA CITY! Portugezi e mbyll pas 9 vitesh me Manchesterin, fitoi 18 trofe

Bernardo Silva do të largohet nga Manchester Siti në fund të sezonit. Potugezi do të mbyllë aventurën te qytetarët pas 9 vitesh ku luajti 450 ndeshje dhe fitoi 18 trofe. Për mesfushorin interesohet Barcelona, Juventus, por edhe klube nga SHBA e Arabia Saudite

Ky sezon do të jetë i fundit për Bernardo Silvën te Manchester Siti. Mesfushori do të largohet nga qytetarët duke i dhënë fund një epoke të suksesshme me kampionët anglezë. Pep Lijnders , ndihmësi i Guardiolës, konfirmoi atë që ishte përfolur javët e fundit

“Çdo histori e mirë ka një fund. Nuk e zëvendëson kurrë një lojtar me të njëjtin lloj lojtari sepse nuk ekzistojnë. Bernardo Silva është unik. Nuk kërkon kurrë zëvendësim për një lloj lojtari. Shpresoj që ai t'i shijojë muajt e fundit, janë vetëm gjashtë javë”

Mesfushori portugez fitoi 18 tituj teksa ishte  organizatori kryesor i lojës në ekipin e udhëhequr nga Pep Guardiola.

Mesfushori 31-vjeçar po zhvillon sezonin e tij të nëntë dhe të fundit me klubin, ku ka luajtur 450 ndeshj. portugezi ka shënuar 42 gola dhe ka dhënë 34 asiste.

Silva  do të largohet si lojtar i lirë këtë verë, ndërsa destinacioni i tij i radhës është ende i paqartë, pasi disa klube kanë treguar interes.

Midis tyre është edhe Barcelona , e cila e ka monitoruar nga afër atë për disa sezone.

Largimi si transferim i lirë e bën marrëveshjen shumë më të arritshme për skuadrën katalanase, e cila aktualisht nuk është në gjendje të bëjë investime të mëdha.

Një mesfushor me cilësitë e tij do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e Hansi Flik. Për Silven interes ka shfaqur edhe Juventus, ndërsa alternativa janë edhe klube nga SHBA dhe Arabia Saudite.