"Gabimet që na lanë jashtë"- Delia zbulon prapaskenat e humbjes me Poloninë

Humbja e Shqipërisë ndaj Polonisë përbën një zhgënjim më të madh sesa rezultati i Kosovës ndaj Turqisë.

Sipas analizës së bërë në emisionin "Sport Focus", në "Ora News", nga Bashkim Delia, kombëtarja dardane u përball me një kundërshtar dukshëm më të fortë, siç ishte Turqia, çka e bën performancën e saj më të kuptueshme.

"I zhgënjyer nuk mund të thuhet sepse Kosova po luante ndaj një ekipi të mirë si Turqia, që edhe ata kishin kohë që nuk marrin pjesë në botërore.

Koefiçenti i vështirësisë ishte goxha i lartë dhe me atë që pamë në fushën e lojës, as Turqia nuk u nuk u kujdes shumë në thonjëza për bukurinë e lojës, por i donte, donte dhe ata donin vetëm rezultatin, me një fjalë, dhe atë që donin e arritën.

I zhgënjyer mund të jem më tepër për Shqipërinë sesa për për Kosovën.

Ne kishim një kundërshtar shumë më të dobët sesa që kishte Kosova, kundërshtarin. Në një gjendje jo të mirë, në ditë jo të mirë. Pamë dhe gabimet e tyre që bënë, që bënë ata dhe ne për fat me gabimin e mbrojtjes së tyre shënuam golin.

Por, duke ditur që, domethënë, për jo për meritë të tyre do të thoja unë, po për, për mefshtësinë tonën, ne as nuk e mbajmë dot rezultatin, as nuk e thellojmë dot. Dhe ky është zhgënjimi.

Dhe kishim me vërtetë shans që ta kalonim këtë.

E pamë dhe të gjithë fushën e lojës që, unë e kam thënë dhe herë tjetër këtu tek ju, që domethënë, mua m'u duk që bëmë zgjedhje të gabuara të formacionit që nisi ndeshjen, bëmë zgjedhje të gabuara të ndërrimit të të lojtarëve gjatë ndeshjes.

Kishim vendosur lojtarë gabim, jo në pozicionet e tyre të duhura, kështu që kur bën shumë gabime rresht, edhe ke lojtarë përballë që kanë një eksperiencë, të dy ata lojtarët që shënuan janë me eksperiencë të madhe.

Dy mundësi u dhamë, të dyja i shënuan të dy golat dhe të të çojnë në shtëpi, kupton?

Domethënë, mua m'u duk që ata shënuan dy gola pa raste.

Domethënë, fituan ndeshjen vetëm me me me dy raste të dala, të dala nga nga hiçi, me një fjalë. Domethënë, nga nga asgjëja.

Ne kishim më tepër raste por për fat të keq ne nuk jemi aq të aftë të shënojmë. Edhe do ikësh në shtëpi kur nuk shënon.

Dhe kush e di hajde kur të bjerë radha prapë tashti që të gjendesh të gjendesh në atë pozicion. Domethënë dhe besoj për fat të keq dhe një pjesë mbase të lojtarëve të kombëtares që janë aktualë, nuk do ta shijojnë më atë, nuk do nuk do jenë më për shkak të moshës", u shpreh Delia.