Lika: E ardhmja e zymtë e kombëtares shqiptare, ja dy zgjedhjet që do të ndryshonin fatin e ndeshjes
Në një analizë të bërë në emisionin "Sport Focus", në "Ora News", nga Rozalb Lika, pas ndeshjeve të fundit të ekipeve kombëtare, u vunë në pah disa pika kritike lidhur me performancën dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës në futboll.
Për Shqipërinë, vëmendja u përqendrua te dy zgjedhje specifike të trajnerit Sylvinho, të cilat, sipas analizës, mund të kishin ndryshuar rrjedhën e lojës.
"Mos harrojmë që Ramadani është futbollisti që ka vrapuar më shumë në Serie A këtë sezon edhe është një ndër futbollistët më në formë që që kishim dhe mendoj që kjo do të ishte një nga zgjedhjet që do të bënte Silvinjo në këtë ndeshje.
Tjetër zgjedhje që mendoj që duhet të bënte është Ernest Muçi në sulm në vend të Bajramit.
Është një lojtar që ka një tjetër profil, godet nga distanca, godet edhe në zonë, ka treguar te skuadra ku luan që që bën mjaft mirë, bën dhe gola në pozicione të ndryshme.
Kështu që besoj që këto dy zgjedhje mund të ishin, mund të ndryshonin ndoshta fatet e ndeshjes së Shqipërisë.
Për të kaluar te tema e Kosovës, Kosova bëri një ndeshje, do të thoja, dinjitoze kundër Turqisë, por duhet të guxonte më shumë.
I ka futbollistët për të guxuar më shumë. Muriqi tregoi ditën e djeshme që mund t'i shënojë Real Madridit, ndaj dhe dhe Turqisë mund ta bënte dhe atë gol.
Asllani pastaj shënoi një super gol këtë fundjavë në, në Bundesligë, në të njëjtin pozicion siç kishte me, me Turqinë. Ka një grup futbollistësh shumë cilësorë, por që në të shoh një të ardhme shumë pozitive për Kosovën, por disi më pak pozitive për Shqipërinë", u shpreh Lika.
