Superiorja/ Mbyllet java e 30-të, Vora fiton ndaj Teutës dhe merr frymë e lehtësuar…

Java e 30-të e Kategorisë Superiore u mbyll këtë të diel me ndeshjen Vora-Teuta, e cila përfundoi me fitoren minimale të skuadrës vendase 1-0.

Skuadra vorake e Bellajit diktoi në fushën e lojës dhe në minutën e 32-të arriti të shënonte golin e vetëm të ndeshjes. Kasalla nga pika e penalltisë nuk gaboi, duke i siguruar Vorës një 3 pikësh një tepër të rëndëdishëm në garën e saj për mbijetesë.  

Kjo javë nisi të premten me përballjen Flamurtari - Tirana, që u mbyll në barazim 1–1, një rezultat që mban të hapur garën në zonën e mbijetesës.

Të shtunën u zhvilluan tre sfida të tjera. Egnatia fitoi bindshëm ndaj Bylisit me rezultatin 3-0 në Rrogozhinë. Ndërkohë që në “Arenën e Demave”, Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Partizanin 2–0 dhe duke ruajtur vendin e parë në renditje.

Sakaq në ndeshjen e mbrëmjes të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, Dinamo triumfoi 4–1 ndaj Elbasanit.

Pas përfundimit të javës së 30-të, Vllaznia kryeson renditjen me 56 pikë, e ndjekur nga Egnatia me 54 pikë dhe AF Elbasani me 53 pikë. Në vendin e katërt renditet Partizani me 44 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e pestë me 43 pikë.

Teuta është në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Bylis dhe Vora ndajnë nga 30 pikë. Tirana renditet në vendin e nëntë me 28 pikë, ndërsa Flamurtari mbyll renditjen me 25 pikë.