Detajet e vogla dhe fati i keq/ Ziu: Ja çfarë i kushtoi Shqipërisë dhe Kosovës në ndeshjet vendimtare

Shqipëria dhe Kosova kanë shfaqur paraqitje dinjitoze në përballjet e tyre të fundit, por në fund ishin detajet dhe mungesa e fatit ato që vendosën rezultatet përfundimtare.

Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në emisionin "Sport Focus", në "Ora News", ishte Febron Ziu.

"Kosova bëri një ndeshje dinjitoze. Qoftë Shqipëria, qoftë Kosova, në të dyja rastet, në rastin e Shqipërisë edhe trajneri i tyre pranoi që ishin me shumë fat.

Domethënë, pavarësisht të gjitha opinioneve që mund të jepen mbas ndeshjes, natyrisht është shumë e vështirë të vendosësh një ekip në fushë dhe kundërshtari mos të bëjë raste fare, se për shembull, një nga komentet ka qenë goli nga 20 e ca metra që bëri Polonia, nuk ka, nuk ka ekip në botë që mund të evitojë të gjithë goditjet nga 20 e ca metra gjatë gjithë lojës, 90 minutave, është e pamundur domethënë.

Ne patëm fatin e keq që ato që, raste që patëm në sulm nuk i shfrytëzuam edhe patëm dy-tre, nuk është se na dominuan. E njëjta gjë ndodhi edhe me Kosovën.

Kosova pati raste të pastra, pati disa momente të një epërsie shumë të lehtë të Turqisë, por pjesën tjetër ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe detajet e vogla vendosën, rezultatet e të dyja ndeshjeve.

Janë edhe opinionet që nuk jemi të lodhur me paraqitje dinjitoze, por, por është hera e parë që jemi këtu.

Botërori me me kaq shumë ekipe, është hera e parë që ndodh.

Në të ardhmen mund të shtohet ndonjë vend tjetër për Evropën, dhe po të bëjmë një kalkulim, nga i thonë 200 vende pak a shumë ka në botë, 48 shkojnë, i bie 1 në 4 ekipe shkojnë.

Pastaj hyjnë edhe faktorë të tjerë. Ndonjëherë duhet dhe pak fat në shortin e grupeve", u shpreh Ziu.