Ëndrra që u shua në mes/ Dabulla analizë dështimit të Shqipërisë dhe Kosovës për në Botëror

Ëndrra e madhe e Shqipërisë dhe e Kosovës për të prekur për herë të parë finalet e një Kampionati Botëror, atë të Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës, u shua në fazën e play-off-it.

Të dyja kombëtaret bënë hapa të jashtëzakonshëm përpara, duke arritur në një fazë historike, por në fund nuk ia dolën të siguronin biletën e shumëdëshiruar.

I ftuar në emisionin "Sport Focus" në "Ora News", ishte Rezart Dabulla, i cili dha një analizë të detajuar dhe nxorri në pah arsyet e ndryshme që çuan në eliminimin e dy ekipeve shqiptare.

" Është e vërtetë që edhe Shqipëria dhe Kosova, domethënë ne ëndërruam për në Botërorin e Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës.

Dy ekipe që kanë, janë treguar dhe kanë bërë hapa jashtëzakonisht përpara përsa i përket gjendjes së klasifikimit.

Domethënë ne për herë të parë bashkë me Kosovën shkuam në në play-off.

Por na u dhanë mundësitë, por e pamë edhe vetë, edhe Shqipëria edhe Kosova, rastet ishin individuale përsa i përket edhe dy raste, dy shënimet e golat si nga Lewandowski dhe Zielinski.

Ne e kemi parë dhe të gjithë e kanë, domethënë e kanë thënë dhe stërthënë që dy lojtarët më të mirë, ato na shënuan golet, raste individuale dhe ne kishim mundësi, se hera e parë që ne, domethënë flas në në evenimente të tilla, siç është play-off-i për Botërorin, ne shënojmë gol.

Dhe duhet të ishim treguar më shumë të kujdesshëm përsa i përket mbrojtjes dhe i kishim të gjitha mundësitë që të ishim treguar me një taktikë që mund ta përdorte, pavarësisht se ne jemi tash si kritizerë, po me një taktikë ndryshe.

Kurse Kosova ishte më pranë. Për vetë faktin se e para njëherë që përsa i përket ndeshjes, patën raste dhe lojtari më i mirë për mua i ekipit turk ishte portieri Çakër, që bëri ato pritje të shkëlqyera ose pritje të të Asllanit dhe të lojtarëve të tjerë të të ekipit të Kosovës.

Kështu që, gjithë ajo krenari e shqiptarëve, gjithë ajo ëndërr për të shkuar në në Botërorin e Amerikës, u thye në mes, edhe si i Shqipërisë edhe e Kosovës. Por mos harrojmë që të paktën këtu kemi eksperiencë, kemi histori, kemi diplomaci, kemi edhe politikë", u shpreh Dabulla.