Zbulohet ekspl*zivi pranë tubacionit të gazit para zgjedhjeve, Orban shpall alarm sigurie

Hungaria ka shpallur alarm sigurie pas zbulimit të eksplozivëve pranë tubacionit të gazit TurkStream, vetëm disa ditë para zgjedhjeve.

Kryeministri Viktor Orbán thirri menjëherë një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, duke e konsideruar incidentin si një kërcënim serioz.

Sipas autoriteteve, dy çanta shpine me eksploziv dhe detonatorë u gjetën nga ushtria serbe pranë fshatit Tresnjevac, afër kufirit me Hungarinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se bëhet fjalë për eksploziv me fuqi të lartë dhe ka njoftuar menjëherë qeverinë hungareze.

Ngjarja ndodh në një periudhë të ndjeshme politike, pasi partia në pushtet, Fidesz, po përballet me sondazhe të dobëta përpara zgjedhjeve. Udhëheqësi opozitar Peter Magyar akuzoi qeverinë se mund të po përdor incidentin për të krijuar panik dhe përfitime elektorale.