Meta uron besimtarët për Pashkët: Paqja qoftë me ju

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët e krishterë katolikë dhe ungjillorë në prag të festës së Pashkët.

Në mesazhin e tij, Meta uroi që kjo festë e rëndësishme të sjellë sa më shumë mbarësi, shëndet, begati dhe lumturi për të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre.

‘Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet tuaja!’, shprehet ai në urimin e tij.

Mesazhi i presidentit të PL-së, Ilir Meta:

Në vigjilje të Pashkës së Madhe, u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe ungjillorë urimin më të përzemërt për sa më shumë mbarësi, shëndet, begati dhe lumturi!

Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet tuaja!

I bashkohem lutjes së Papa Leo XIV:

‘Paqja qoftë me ju, kjo është paqja e Krishtit të ringjallur, një paqe çarmatuese, e përulur dhe ruajtëse, që do të hyjë në zemrat tuaja, në familjet tuaja dhe në të gjithë botën.’