Skema e naftës në Bujqësi/ Resuli kritikon zv,ministrin Jaupllari: Po manipulon të vërtetën, shmang propagandën boshe

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka kritikuar zv,ministrin e Bujqësisë, Arjan Jaupllari lidhur me qëndrimet e tij në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Resuli e akuzon Jaupllarin për manipulim të së vërtetës dhe ndërhyrje të dëmshme në çështje që lidhen me fermerët dhe blegtorët. Ai i bën thirrje Jaupllarit që të tregojë sinqeritet ndaj votuesve, duke shmangur, sipas tij, propagandën boshe.

"Me Arjan Jaupllari kam që në vitin 2018 që i bëj një oponencë konstruktive publike dhe, fatkeqësisht, përveçse rrit regresin në detyrën që mbulon, edhe më keq, e thellon atë duke manipuluar të vërtetën dhe fatkeqësisht duke mos pasur dikë përballë që t’ia kundërshtojë. Arjan , ke gabuar me veterinarinë dhe sigurinë ushqimore, e tani i ke hyrë, dëmshëm, kompetencave për bujqësinë, duke manipuluar opinionin publik mbi të vërtetat për bujqësinë dhe blegtorinë. Ti vetë "as lidh e as korr" dhe për këtë nuk të vë faj që të kuptosh realitetin, por ji i sinqertë me votuesit e tu, fermerët dhe blegtorët e Korçës; të paktën atyre kurseu dhimbjen dhe propagandën boshe.", shkruan Resuli.