“I thoni Ilir Ikonomit t’ia marrë librin atij legenit”/ “Lolita” nuk përton: Nuk shkon në gjyq për 13 akuzat... Nëse hipokrizia do kishte një fytyrë, fiks si ky do dukej!
Me pranga në duar, kryebashkiaku Erion Veliaj u shoqërua në Gjykatën Administrative mesditën e sotme ku vijoi betejën hakmarrëse ndaj prokurorit të SPAK që i ka kopsitur dosjen Ols Dado.
Makina e burgjeve u pa të hynte në oborrin e gjykatës administrative rreth orës 12:45 minuta, ndërsa nga ajo i shoqëruar nga efektivë doli Erion Veliaj, i cili në duart e lidhura me pranga mbante dhe një libër për Fan Nolin të autorit dhe gazetarit, Ilir Ikonomi.
Dhe pas më shumë se orësh ai do të dilte nga aty po me pranga në duar për t’iu drejtuar qelisë së Durrësit, ku strehohet prej më shumë se 1 viti.
Por kujtojmë se Erion Veliaj mungoi sot në GJKKO ku u mbajt seanca e gjykimit në themel të doisjes së tij, bashkëshortes dhe gjithë onturazhit të grupit kriminal të përfitumeve të fondeve publike nga firma e këtij njeriu që për çudinë e shtetit vijon të mbetet në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Dhe kjo ndodh në një kohë kur Erion Veliaj dhe grupi i tij akuzohet për një sërë veprash të rënda penale nga korrupsioni tek pastrimi i parave.
Pikërisht kljo situatë tragji-komike këtij shteti nuk ka munguar të kthehet në objekt humori në media dhe portalet online.
I tillë është dhe reagimi i faqes satirike “Lolita” e cila thotë se nëse hipokrizia do kishte një fytyrë, fiks si Erion Veliaj do dukej!
“Nuk shkon në gjyq për 13 akuzat, por shkon për një çështje administrative. Nëse hipokrizia do kishte një fytyrë, ja fiks si ky do dukej!”, shkruan Lolita.
Dhe pak minuta më vonë do të vinte dhe një tjetër reagim i kësaj faqeje.
“Dikush t’i thotë Ilir Ikonomit të shkojë t’ia marrë librin “Apostulli” në burg atij legenit, se nuk ka kohë për të lexuar. Të përfundojë së lexuari ato aktet, se na çau trapin duke i shtyrë gjyqet si seriali “100 Vitrinat””, shkruan “Lolita”.

