Skandali/ I pandehuri akuzon ne gjykatë prokurorin që e heton

Në Gjykatën Administrative është mbajtur seanca për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas medieve, raportohet se Veliaj në seancë ka bërë pyetjen: A është Ols Dado prokuror?

Po, Ols Dado është prokuror, i emëruar nga Presidenti i Republikës. Prokurori Dado ka kaluar vetingun, është bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme dhe ka hetuar Erion Veliajn.

Prokurori Ols Dado e ka kapur mat Erion Veliajn. Halli i kryebashkiakut të Tiranës, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, është tërësisht personale me prokurorin Dado.

Në seancën e sotme në Gjykatën Administrative, Erion Veliaj nuk duhet të ishte fare i pranishëm, duhet të përjashtohet nga seanca pasi është në konflikt të hapur interesi. Një i pandehur që padit prokurorin dhe vë në dyshim emërimin e tij.

Imagjinoni sikur banditë dhe kriminelë të hetuar të shkojnë dhe padisin prokurorët e çështjeve të tyre. Në këtë rast në gjykatë nuk është një vrasës, por një i arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Çfarë ndryshimi ka një vrasës nga një person i hetuar për 13 akuza, që rrezikon shumë vite burg?

Pyetja tjetër që lind është pse vendosi tani Veliaj ta bëjë këtë padi? Pse nuk e bëri këtë padi Erion Veliaj 10 vite më parë apo 15 vite? Përgjigjja është e qartë, thjesht dhe vetëm sepse Erion Veliaj ka hallin e tij personal. Asgjë më shumë se sa kaq!/CNA