Përjashtimet e PD dhe përplasjet e brendshme/ Berisha: Opozita po i hiqet e drejta për Komisione Hetimore

Për kryedemokratin Sali Berisha nuk ka përplasje brenda demokratëve, ndërsa për përjashtimet e anëtarëve të PD në Durrës, ai tha se ka disa arsye të tjera përveç atyre që janë bërë publike.

Berisha vijoi duke theksuar se pa ndëshkimin e Kryeministrit Edi Rama, nuk ka Bashkim Europian.

Ai përsëriti thirrjen për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit, duke akuzuar Kryeministrin se po i heq Opozitës edhe të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore parlamentare.

Një tjetër pikë në të cilën Berisha u ndal ishte edhe dosja e AKSHI-t, ku sipas tij autori kryesor, Ergys Agasi, mbrohet nga shteti.