Shkodër/ Arrestohet 23-vjeçari pas sekuestrimit të a*mëve në banesë (EMRI)

SHKODËR- Shtetasi 23-vjeç, Aleksandër Mëhilli është arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Ura”.

Sipas informacioneve, janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.