VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (31 Mars - 01 Prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Pjesa më e madhe e Europës dominohet nga mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu e dëbore si pasojë e një cikloni të fuqishëm në Ballkan; më intensive reshjet paraqiten në rajonin e Egjeut, Turqi dhe Ballkan, ndërsa në pjesen tjeter moti mbetet më i qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ku në jug dhe lindje ka reshje të pakta shiu dhe dëbore në zona malore; pasdite shirat përfshijnë edhe zonat e ulëta. Temperaturat luhaten 1°C – 18°C, era fryn deri mbi 55 km/h dhe dallgëzim mbi 4 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Ballkani dhe juglindja e Europës mbeten me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu e dëbore, ndërsa Britania dhe Europa Lindore kanë reshje më intensive; pjesa tjetër e kontinentit paraqitet me kthjellime.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Vijon mot i paqëndrueshëm, kthjellime të shkurtra dhe reshje shiu, si edhe dëborë në zonat malore; përmirësim në mbrëmje. Temperaturat luhaten 1°C – 16°C, era fryn deri mbi 70 km/h dhe dallgëzim 5 ballë.