SFIDAT QË E PRESIN KREUN E RI TË POLICISË/ Softa: Duhet një periudhë 100 ditëshe për të parë rezultatet e para

Në një lidhje direkte për Ora News, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, foli për sfidat që e presin drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita

Ai vuri theksin tek rëndësia e rikthimit të besimit të qytetarëve dhe efektiviteti në zgjidhjen e rasteve të rënda kriminale.

“Rritja e besimit të publikut kalon përmes pastrimit të radhëve të brendshme dhe zbardhjes së ngjarjeve të rënda, si ajo e aeroportit të Rinasit apo rastet pa autor. Ky është një sinjal se askush nuk është mbi ligjin.”-tha eksperti.

 

 

Sipas Softës, eksperienca e drejtorit të ri në qarkun e Durrësit, ku ai zbuloi ngjarje të rënda si vrasjet në Shënavlash, tregon aftësi dhe kapacitet për të udhëhequr institucionin në nivel kombëtar.

“Veprimet operacionale në terren dhe zhdërvjelltësia e policisë janë shumë të rëndësishme për të rikthyer besimin e qytetarëve. Për këtë duhet një periudhë 100 ditëshe për të parë rezultatet e para.”-shtoi ai.

Softa thekson gjithashtu rëndësinë e partneritetit me institucionet ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të ngushtë me SPAK për të garantuar efikasitet në hetime dhe ndëshkim të krimit.

Drejtori i ri ka përpara sfidën e rikthimit të besimit te publiku, një detyrë që mbetet ndër më të vështirat për institucionin.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: