(VIDEO) AKSIDENT NË FIER-PATOS/ Përplasen "kokë më kokë" dy automjete, dërgohen shoferët e pasagjerët në Urgjencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 22:31
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier – Patos. Një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një “Tuareg”.
Për shkak të goditjes së fortë, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët janë lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
