"Mungesa e ilaçeve rimbursuese dhe mjekëve të kualifikuar"/ Eskiu: Po k*rcënohet jeta e pacientëve kronikë

Në emisionin “Ora e Betit”, mjeku Erges Eskiu foli për situatën kritike të sistemit shëndetësor shqiptar, duke nxjerrë në pah mungesën e analizave laboratorike dhe rrezikun për jetën e pacientëve.

Eskiu shpjegoi se spitalet nuk mund të monitorojnë ecurinë e pacientëve të shtruar dhe të sëmurëve kronikë, të cilët kanë nevojë jetike për ilaçe të rimbursueshme.

"Ti po i rrezikon jetën atij. Kur ke pacientë të shtruar aty, nuk bën dot ndjekjen e dinamikës së pacientit. Nuk shikon se si po vazhdon trajtimi i pacientit. Pa analiza, nuk ka rimbursim ilaçesh për kronikët."-u shpreh mjeku.

Ai shtoi se mjekët ndodhen nën presion të vazhdueshëm, me gjoba të rënda në rast se përshkruajnë ilaçe pa analizat përkatëse. Si pasojë, mjekët më të kualifikuar po largohen masivisht drejt vendeve të tjera si Gjermania dhe Italia, duke lënë sistemin pa profesionistët më të mirë.

"Po na ikin mjekët më të mirë. Vende si Gjermania dhe Italia marrin ajkën e studentëve dhe mjekëve tanë më të mirë. Ndërkohë, ata më pak të kualifikuarit po mbushin vendet e lira dhe sistemi po përkeqësohet."-shtoi Eskiu.

Situata sipas Eskiu paraqet një dështim të madh dhe shpërdorim të fondeve publike, ndërsa qeveria nuk duket e shqetësuar për një zgjidhje të menjëhershme.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":