Llazo: Diplomimi pa lidhje me tregun e punës shtyn studentët drejt emigrimit
Sistemi arsimor në Shqipëri ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm. Transformimi digjital dhe lidhja e arsimit me tregun e punës janë sfida kryesore që vendosin të ardhmen e të rinjve.
Sipas Ana Llazo eskperte arsimi , vendi nuk është ende “100% aty ku duhet”: shkollat rurale vuajnë mungesën e infrastrukturës dhe teknologjisë, duke krijuar një hendek të madh krahasuar me shkollat urbane.
Transformimi digjital nuk është thjesht teknologji, por një mënyrë e re mësimdhënieje që kombinon metoda tradicionale me platforma online, kërkim dhe përdorim pajisjesh digjitale, ndërsa mësuesit duhet të trajnohen për t’u përshtatur me këtë realitet.
Paralelisht, emigrimi i të rinjve mbetet shqetësues. Mungesa e lidhjes së arsimit me kërkesat reale të tregut të punës i bën diplomën një “letër për çdo rast”, duke shtyrë studentët drejt jashtë vendit.
"Ndërhyrjet duhet të fillojnë që nga moshat e hershme, përmes orientimit të karrierës dhe investimeve në infrastrukturë dhe mësues, për t’i dhënë nxënësve mundësinë të ndërtojnë të ardhmen në vend."
Sipas Ana Llazos, Shqipëria aktualisht nuk po përgatit nxënësit plotësisht për të ardhmen në kuptimin e transformimit digjital dhe adaptimit me tregun e punës.
Nëse këto sfida nuk adresohen, arsimi vazhdon të jetë një shkak i drejtpërdrejtë i emigrimit të të rinjve, ndërkohë që një reformë gjithëpërfshirëse mund të kthejë fokusin drejt zhvillimit të karrierës dhe qëndrueshmërisë në vend.
Ndiqni intervistën e plotë:
