Kosovë-Turqi/ Zbulohen FORMACIONET e sfidës historike në Prishtinë, Foda i beson dyshes Muriqi-Asllani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 19:28
Kosova është vetëm një fitoreje larg ëndrrës së madhe për kualifikimin në Botëror. Dardanët presin në “Fadil Vokrri” Turqinë, në finalen e “play off”.
Pas eliminimit të Sllovakisë, tashmë djemtë e drejtuar nga Franco Foda, kanë mundësinë të bëjnë historinë, duke u kualifikuar në një Kupë Bote.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilat dy përfaqësueset do të zbresin në fushë. Foda i ka besuar dyshes Asllani dhe Muriqi nga minuta e parë, ndërkohë që Zhegrova do ta nis sfidën nga stoli.
FORMACIONET ZYRTARE:
Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Asllani, Muriqi.
