PËRBALLJA KOSOVË-TURQI/ Ajeti: Atmosfera në vend është si një festë e dytë e pavarësisë, moment historik për Kosovën
Në prag të ndeshjes vendimtare të Kosovës për kualifikimin në Kampionatin Botëror, Jon Ajeti, gazetar sportiv, jep një panoramë të situatës së ekipit kombëtar dhe pritshmërive për këtë sfidë historike.
“Atmosfera në vend është si një festë e dytë e pavarësisë. Të gjithë po presin me padurim këtë ndeshje, edhe ata që rrallë ndjekin futboll. Ky mund të jetë një moment historik për Kosovën dhe për futbollin tonë.” -thotë Ajeti.
Gazetari shton se ekipi është në gjendje optimale dhe nuk ka mungesa apo dëmtime të reja. Formacioni startues pritet të jetë pothuajse i njëjtë me atë që luajti kundër Sllovakisë, me vetëm një ndryshim të mundshëm.
“Lumbardh Dellova do të jetë i gatshëm për ndeshje. Në këtë play-off, kartonët nuk trashëgohen, kështu që ai mund të luajë. Edhe pse kapiteni Amir Rrahmani nuk është pjesë e grumbullimit, ai ka marrë leje për të qenë në Kosovë dhe kjo do t’u japë shumë moral lojtarëve.”- u shpreh ai.
Ekipi shpreson që përgatitjet e mira dhe motivimi maksi
mal do të japin rezultat në ndeshjen e orës 22:45, ku të gjithë shikuesit pritet të jenë para ekranit për ta përjetuar një mundësi të rrallë për kualifikim në Kampionatin Botëror.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:
