Kosova synon “Pavarësinë e dytë”/ Ja FORMACIONET E MUNDSHME në duelin historik ndaj Turqisë

Prishtina nuk do të jetë sonte thjesht një qytet i zakonshëm. Kryeqyteti pritet të kthehet në epiqendrën emocionale të gjithë shqiptarëve, teksa sytë janë drejtuar nga Stadiumi Fadil Vokrri, ku do të zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

Përfaqësuesja e Kosova është vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre të madhe: kualifikimit në Kampionatin Botëror. Pas një përmbysjeje dramatike dhe fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë, “Dardanët” kanë siguruar të drejtën për të luftuar në finalen e Play-Off-it.

Përballë tyre do të jetë Turqia, një kundërshtar me eksperiencë dhe cilësi, që pritet të vërë në provë maksimalisht ekipin vendas. Megjithatë, atmosfera në stadium dhe mbështetja e zjarrtë e tifozëve pritet të jenë një faktor kyç në këtë përballje vendimtare.

Kjo sfidë tejkalon kufijtë e një ndeshjeje të zakonshme futbolli. Ajo përfaqëson kulmin e një rrugëtimi të gjatë, të mbushur me sakrifica, përkushtim dhe ambicie. Për Kosovën, janë 90 minuta që mund të shkruajnë historinë.

Formacionet e mundshme

Foda pritet të luajë me vendosjen 5-3-2, duke rreshtuar një ekip të kujdesshëm. Gallapeni dhe Vojvoda do të luajnë nga krahët, ndërkohë që në qendër spikat mungesa e Amir Rrahmanit, i dëmtuar. Muslija, Rexhbecaj dhe Hoxha do të jenë trinomi në mesfushë, ndërkohë që në sulm është dyshja magjike Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Kosova synon “Pavarësinë e dytë”/ Ja FORMACIONET E

Vincenzo Montella nga ana tjetër kundërpërgjigjet me një formacion më sulmues 4-2-3-1. Calhanoglu dhe Yuksek pritet të jenë dyshja para mbrojtjes, ndërkohë që Guler, Yildiz dhe Yilmaz është trinomi me yje pas sulmuesit të vetëm Akturkoglu.

Kosova synon “Pavarësinë e dytë”/ Ja FORMACIONET E