FOTO-LAJMI/ “Sot rivalë, por gjithmonë miq”, kafe dhe çaj falas për tifozët turq në Prishtinë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 15:58
Në pak orë nis ndeshja Kosovë-Turqi, dhe një gjest i veçantë po bëhet viral në rrjet. Një kafene në Prishtinë ka vendosur në hyrje një letër me mesazhin:
“Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999, sot nuk keni asnjë detyrim”.
Ky gjest lidhet me periudhën e luftës së Kosovës, kur Turqia mbështeti popullin e Kosovës. Pronari i lokalit ka zgjedhur të rikujtojë mirënjohjen dhe lidhjen historike mes dy vendeve përpara sfidës sportive.
Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë pozitive, me shumë qytetarë që e konsiderojnë veprimin një shembull të bashkëjetesës dhe respektit përtej rivalitetit sportiv.
❤️ Priştine’de bir kafe pic.twitter.com/D1ji6sHomS
— Burhan Can Terzi (@burhancanterzii) March 31, 2026
