“Mashtrim për Dubravën!”/ Dugolli 'shpërthen': S’kishte të burgosur të a*matosur, a*mët tona ishin lapsa dhe lugë

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, i mbijetuar i Masakra e Dubravës, ka reaguar në një lidhje direkte për Ora News lidhur me debatet e forta të krijuara pas një ekspozite dhe libri mbi krimet e luftës.

Ai kundërshton përmbajtjen e paraqitur për ngjarjen e majit 1999 në burgun e Dubravës, duke thënë se faktet janë shtrembëruar dhe nuk përputhen me realitetin.

“Kam reaguar sepse të dhënat për masakrën e Dubravës ishin të pasakta. Jo vetëm numri i viktimave, por edhe mënyra si paraqitej ngjarja kishte probleme serioze. Kam kërkuar të tërhiqet materiali që të korrigjohet.”- tha Dugolli.

Sipas tij, ekspozita paraqiste një numër të gabuar viktimash. Në material flitej për 106 të vrarë, ndërsa të dhënat zyrtare flasin për 116 viktima dhe një person të zhdukur, profesori Ukshin Hoti.

Pika më e debatueshme lidhej me pretendimin se një pjesë e viktimave ishin të armatosur. Dugolli e hedh poshtë këtë dhe e konsideron një shtrembërim të rëndë të së vërtetës.

“Nuk ka pasur të burgosur të armatosur. Të vetmet ‘armë’ ishin lapsa, lugë dhe mjete higjiene. Çdo pretendim tjetër nuk ka lidhje me atë që ka ndodhur realisht.”- u shpreh deputeti i LVV. 

Pas reagimeve, ekspozita u tërhoq, ndërsa debati vijon. Sipas Dugollit, trajtimi i saktë i ngjarjeve të luftës është i domosdoshëm, për të mos deformuar historinë dhe për të respektuar viktimat.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: