Mblidhet sot Qeveria e Kosovës, pritet miratimi i shpërblimit të futbollistëve dhe dërgimi i trupave të FSK-së në Gazë

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot nga ora 9:00.

Në rend dite do të jetë miratimi i shpërblimit prej 500 mijë eurove për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll pas fitores së shënuar të enjten 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në futboll.

Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes për të kërkuar nga Kuvendi që të merret vendimi për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.