Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Dashevci zbulon se kur mund të ndodhë dhe çfarë e pengon

Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, edhe pse mbështetet nga deklarata pozitive brenda aleancës, përballet me pikëpyetjen e mosnjohjes nga katër shtete anëtare.

Kosova konsiderohet si një "partner i besueshëm", dhe liderë si kryeministri holandez Mark Rutte e kanë cilësuar praninë e NATO-s në vend si thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, vlerësimet nga gjeneralë të lartë të aleancës kanë qenë vazhdimisht pozitive, duke e afruar vendin edhe më shumë me strukturat euro-atlantike.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News" për të folur më tepër për këtë temë ishte eksperti i sigurisë, Arben Dashevci.

"Po dhe janë katër shtete domethënë që nuk e njohin Kosovën.

Kurse në atë aspektin e mbrojtjes dhe të sigurisë, ne monitorohemi këtu në Republikën e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.

Ne kemi NATO-n në Republikën e Kosovës. Ne nuk jemi anëtarë të NATO-s, por NATO është këtu dhe jemi direkt të mbrojtur prej ombrellës të NATO-s dhe Rutte vetëm e ka dëshmuar se Kosova është në planin strategjik, paramendoni të NATO-s.

Kurse në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shtatë pikëshin e presidentit Trump, aty edhe sigurohet definitivsht siguria e Kosovës për sovranitetin e saj, sepse janë shtatë pika të nënshkruara dhe Kosova pra është në një gjendje të mirë, në një situatë më të volitshme se këto pasiguritë globale që po i shohim dhe po ndodhin që nga Lindja e Mesme, të mos ta përmend atë pasigurinë e madhe që është në Evropë me luftën Rusi-Ukrainë.

Pra, nuk shoh ndonjë pengesë sepse pengesa nuk ka. Ka pasur afrimitet, Kosova këtë e ka dëshmuar. Ka qenë aleat i krejt shteteve të NATO-s.

Nuk ka nuk e ka cenuar sigurinë e askujt në rajon, vetëm se për mbrojtje, çdo marrëveshje ka për mbrojtje. Unë mendoj që nuk ka asnjë barrierë që Kosova të anëtarësohet edhe më herët se afati i paralajmëruar kur parashihet që në vitin 2028 të përfundojnë kapacitetet operacionale për ushtrinë tonë", u shpreh Dashevci.