Silvinjo: Duket sikur gjithçka ka shkuar keq me Poloninë, ndeshje e rëndësishme me Ukrainën

Trajneri Silvinjo po mban konferencën e zakonshme për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Ukrainën.

Kjo miqësore është programuar që të luhet nesër, prej orës 20:45 në Spanjë.

Takimi me Ukrainën vjen pas humbjes në Poloni.

“Kemi një ndeshje të rëndësishme përpara. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë për ekipin kombëtar. Kemi luajtur në fazën “play off”, ku ishte ndeshja më e rëndësishme në histori. Kur humbet, mendon se gjithçka ka shkuar keq, por nuk është ashtu. Ne kemi nesër ndeshje shumë të rëndësishme. Ukraina është skuadër e mirë. Janë 90 minuta për tu luajtur për rezultat të mirë", u shpreh Silvinjo.

Si Shqipëria dhe rivalët e saj nesër, janë dy ekipe që humbën gjysmëfinalet e “play off” për Botërorin.