Dështimi në Varshavë, Haxhiaj: Si gazetare fajësoj Silvinjon dhe stafin e tij, si tifoze djemtë

Gazetarja sportive, Mirela Haxhiaj në studion e “Ora Sport” në “Ora News” komentoi dështimin e kombëtares kuqezi në ndeshjen e Play-Off kundër Polonisë.

“Nëse do e analizoja ndeshjen si gazetare do fajësoja trajnerin dhe stafin e tij dhe nëse e do e analizoj si tifoze do fajësoja djemtë që humbën ato raste.

Por menaxhimi i lojës është i trajnerit dhe mendoj se tekniku Silvinjo nuk diti ta menaxhojë mirë ndeshjen dhe ekipin dhe situatën, duke vonuar zëvendësimet, apo për të menaxhuar avantazhin e fillimit, dhe ajo nuk bëhej duke tërhequr totalisht ekipin në mbrojtje”, u shpreh Haxhiaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”