Hernandez kërkon të bëhet “madrilen”! Mesfushori argjentinas la të hapur mundësinë e një transferimi në verë

Enzo Fernandez dëshiron të bëhet “madrilen”! Mesfushori argjentinas, që aktualisht aktivizohet te Chelsea në Angli, ka  dhënë sinjale për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës.

Mesfushori argjentinas Enzo Fernández ka rikthyer në qendër të vëmendjes spekulimet për të ardhmen e tij, pasi la të hapur mundësinë e një transferimi drejt kryeqytetit spanjoll, Madrid.

Në një intervistë të fundit, lojtari i Chelsea u shpreh se do të dëshironte të jetonte në Spanjë, duke theksuar se Madridi i kujton vendlindjen e tij, Buenos Aires. Deklarata e tij ka shtuar zërat për një kalim të mundshëm te Real Madrid, një klub që prej kohësh kërkon përforcime në repartin e mesfushës.

Në të njëjtën kohë, emri i tij i shtohet listës së objektivave të mundshëm të madrilenëve, ku përmendet edhe Rodri Hernández. Interesi i klubit spanjoll për një profil të tillë konfirmon strategjinë për të forcuar mesin e fushës për sezonet e ardhshme.

Gjatë bisedës, Fernández nuk harroi të përmendë edhe rrënjët e tij, duke theksuar dëshirën për t’u rikthyer një ditë te River Plate, aty ku nisi karrierën. Megjithatë, për momentin fokusi i tij mbetet rikthimi në formën më të mirë.

Në një atmosferë të qetë dhe me nota humori, miqtë e tij sugjeruan alternativa të tjera në Spanjë si Getafe CF, Rayo Vallecano dhe Atlético de Madrid, por mediet lënë të kuptohet se destinacioni i ëndrrave mund të jetë pikërisht “Santiago Bernabéu”.

Megjithatë, deri në një konfirmim zyrtar të gjitha mbeten vetëm spekulime. Merkatoja e verës do të zbulojë se ku do të nisë  aventura e radhës për argjentinasin.