“Silvinjo e ka fajin” - Sulozeqi: Kemi kapacitete dhe luajmë si inferiorë, kjo më bën të plas

Gazetari Skerdilaid Sulozeqi në studion e “Ora Sport” në “Ora News” komentoi dështimin e kombëtares kuqezi në ndeshjen e Play-Off kundër Polonisë.

“Silvinjo ka qëndruar stoik në zgjedhjet që ka bërë, ka prej vitesh të njëjtin formacion, të njëjtën mënyrë loje.

Mua më vjen keq që kemi kapacitete dhe luajmë si inferiorë, kjo më bën të plas.

Ti e ke rrahur Poloninë më parë, në pjesën e dytë u futëm në fushë si inferiorë kur ne ishim në avantazh ”, u shpreh Sulozeqi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”