SHERR I MADH në ndeshjen Teuta–Besëlidhja, ndërhyn policia në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”

Ndeshja e basketbollit Teuta-Besëlidhja ka përfunduar me një sherr masiv mbrëmjen e sotme, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

Gjatë ndeshjes së basketbollit mes dy ekipeve, paraprakisht mësohet se njëri nga lojtarët e Teutës ka provokuar kundërshtarët përmes një gjesti dhe aq ka mjaftuar për të nxitur konfliktin mes dy skuadrave.

Në sherr mësohet se janë përfshirë dhe tifozë, ndërsa kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Ato i kanë dhënë fund sherrit dhe kanë shoqëruar në komisariat disa prej personave të përfshirë në konflikt.

Nuk ka ende një njoftim nga policia e Durrësit, por as nga klubet sportive përkatëse, apo FSHB lidhur me ngjarjen.