Shqipëria jashtë Botërorit, Pogoni: Është hera e dytë që Polonia na e shuan ëndrrën, por s’na vodhi asgjë

Artan Pogoni, pedagog në Universitetin e Sporteve i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” foli mbi dështimin e kombëtares kuqezi në ndeshjen e Play-Off kundër Polonisë.

“Polonia është e hera e dytë që na e shuan eëndrrën. Ka qenë ndeshja e vitit 1985 në kualifikueset e Botërorit të Meksikës në 1986 dhe ka ardhur po një Poloni me Boniekun e famshëm.

Një shije e hidhur për nga atmosfera dhe nga ajo çfarë pamë. Një herë shkuam shumë lart nga emocionet, më pas ramë dhe më pas ramë fare.

Natyrisht është një lojë dhe prandaj futbolli është i bukur, një herë i hidhur dhe një herë i gëzueshëm.

Por të themi të vërtetën nuk është se na ka vjedhur gjë Polonia në këtrë ndeshje”, u shpreh Pogoni.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”