Eliminimi nga Polonia, Çelmeta: Një humbje që të dhemb shumë, ne mundëm veten

Menaxheri i futbollit, Roland Çelmeta, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” komentoi dështimin e kombëtares kuqezi në ndeshjen e Play-Off kundër Polonisë.

“Është një humbje që të dhemb shumë sepse në vetvete ne mundëm veten tonë.

Po të shikosh statistikat e ndeshjes ato janë aty – aty, shumë më entuziastë dhe shumë më agresiv ishte ekipi jonë, por është ai ligji i pashkruar që po nuk shënove do të pësosh”, theksoi Çelmeta.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”