ZYRTARE/ Në gjyq për pagat me Tiranën, mesfushori largohet nga bardheblutë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 17:37
Mesfushori Kleandro Lleshi nuk është më pjesë e Tiranës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale teksa shkruan: “Faleminderit KF Tirana!”
Rikujtojmë që 26-vjeçari i ka dërguar në gjyq bardheblutë, për pesë rroga të prapambetura. Kjo çështje është aktualisht te Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të FSHF-së, pasi përfaqësuesi i Lleshit lajmëroi fillimisht klubin.
Mesa duket kontrata mes palëve është prishur për shkak të detyrimeve të prapambetura.
Aktualisht Tirana pozicionohet në vendin e parafundit me 27 pikë, dhe rrezikon rënien nga kategoria nëse nuk arrin të fitojë ndeshjet e mbetura në Superiore.
View this post on Instagram
