VIDEO/ Aksion kundër informalitetit dhe abuzimit me çmimet e karburanteve në Durrës
Aksioni kundër informalitetit dhe abuzimit me çmimet e karburanteve u shtri në Durrës.
Taskforca e përbërë nga Administrata Tatimore dhe Doganore zbuloi shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore, me qëllim përfitimi të padrejtë dhe në shkelje të legjislacionit në fuqi.
Gjatë kontrolleve u konstatuan raste të moslëshimit të faturave tatimore, prania e mallrave pa dokumentacion të rregullt, përfshirë 3 tonë gaz, mosafishim i çmimeve, përdorim i kasave jo funksionale dhe subjekte që nuk dispononin certifikata kalibrimi.
Dokumentacioni jotatimor u sekuestrua dhe materialet iu referuan autoriteteve për vijimin e hetimeve të thelluara.
Kontrollet e Administratës Tatimore dhe Doganore do të vazhdojnë në të gjithë vendin, ndërsa institucionet garantuan zero tolerancë ndaj çdo abuzimi me ligjin dhe ndaj qytetarëve.
