Protestat “No Kings” përhapen në të gjithë SHBA-në dhe Evropën, Springsteen udhëheq demonstratën në Minesota

Mijëra qytetarë dolën në protesta në të gjithë SHBA-në dhe disa vende të Evropës në kuadër të tubimeve “No Kings”, kundër luftës në Iran dhe politikave të presidentit Donald Trump, sipas AP.

Shteti i Minesotës u kthye në qendër të protestave, ku mijëra persona u mblodhën për të kundërshtuar politikat e ashpra të emigracionit.

Në tubimin kryesor, këngëtari Bruce Springsteen mbajti një performancë dhe mbështeti protestuesit.

Protestat u zhvilluan në të 50 shtetet amerikane, me mbi 3,100 aktivitete të regjistruara.

Organizatorët kishin parashikuar deri në 9 milionë pjesëmarrës, ndërsa tubimet e mëparshme kishin tërhequr mbi 5 dhe 7 milionë persona.

Në përgjithësi, protestat ishin paqësore, megjithëse pati disa përplasje dhe arrestime në qytete si Los Anxhelos dhe Denver.

Përveç politikave të emigracionit, protestuesit ngritën shqetësime edhe për luftën në Iran dhe çështje të të drejtave civile.

Në Uashington dhe Nju Jork u zhvilluan marshime të mëdha me slogane kundër qeverisë.

Nga ana tjetër, zyrtarë republikanë i minimizuan protestat, duke i cilësuar si të mbështetura nga rrjete të majta dhe pa mbështetje të gjerë publike.

Demonstrata u mbajtën edhe jashtë SHBA-së, përfshirë qytete si Roma, Londra dhe Parisi, të cilët shprehën kundërshtimin ndaj politikave të Trump dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.