Zelensky ngre akuza ndaj Rusisë se ka ndihmuar Teheranin në targetimin e trupave amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 08:21
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka marrë imazhe satelitore të një baze ajrore amerikane në Saudi Arabia disa ditë para sulmit nga Irani.
Ai u shpreh se është i sigurt që Moska dhe Teherani ndajnë informacione për të ndihmuar në targetimin e trupave amerikane.
Sulmi ndaj bazës amerikane ndodhi më 26 mars dhe disa ushtarë amerikanë u plagosën.
Zelensky tha se është “100% i sigurt” që Rusia po ndihmon iranianët duke ndarë të dhëna që mund të përdoren kundër forcave amerikane.
Sipas tij, kjo bashkëpunim i Rusisë me Iranin ka ndodhur për interesa strategjike, dhe ndihma e Moskës ka lehtësuar sulmin ndaj trupave amerikane në rajon.

