Princi i kurorës i Iranit del kundra çdo negociate me regjimin në Teheran, Pahlavi: Të shtohen protestat brenda vendit
Reza Pahlavi, princi i kurorës në mërgim i Iranit, ka dalë kundër çdo negociate me regjimin në Teheran dhe ka bërë thirrje për protesta të reja brenda vendit.
Ai foli në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Teksas, ku u prit me duartrokitje nga aktivistë dhe ligjvënës republikanë.
Pahlavi tha se negociatat me regjimin do të jenë vetëm një mënyrë për të fituar kohë dhe për të mashtruar, duke shtuar se Teherani nuk mund të jetë partner i ndershëm për paqen.
Ai u bëri thirrje iranianëve të protestojnë përsëri kur të vijë momenti, duke përshkruar veten si një opsion për të udhëhequr një qeveri të re.
Princi gjithashtu i kërkoi turmës të imagjinojë një Iran ku brohoritjet “Vdekje Amerikës” zëvendësohen me “Zoti e bekoftë Amerikën”.
Ai vuri në dukje se protesta të qëndrueshme mbarëkombëtare janë mënyra për të sfiduar regjimin dhe për të hapur rrugën për ndryshime politike brenda vendit.
Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump shprehu skepticizëm për udhëheqjen e një qeverie të re nga jashtë, duke sugjeruar se një kandidat nga brenda vendit mund të jetë më i përshtatshëm.

